Lajme

Nafta shkon 245 lekë, qytetarët paralajmërojnë protestë: Të martën në shesh!

TIRANË– Rritja e çmimit të naftës ka bërë që qytetarët të riorganizohen dhe tu rikthehen protestave. Mësohet se ditën e martë, në orën 17:00, qytetarët do të dalin sërish në shesh për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Lajmin e ka bërë me dije avokati Adratik Lapaj, në një postim në facebook. Ai shkruan se që pas mbylljes së protestave, çmimi i naftës është rritur sërish dhe për këtë arsye, ata duhet t’i rikthehen bulevardit.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Postimi i plotë:

SËRISH NË SHESH! TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që janë në fuqi nga dita e shtunë (26 mars), ndërsa benzina ka mbetur e pandryshuar. Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, për të tretën herë brenda pak ditësh. Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *