Opinion/Aktualitet

Qasje gati armiqësore e Kuintit ndaj Kosovës

Nga Nezir Kraki

Destabilizimi i Balkanit po bëhet edhe më i mundshem falë implikimit skandaloz te ambasadave në përpjekjet e reja për fuqizimin dhe faktorizimin e Serbisë, për kinse « largimin e saj nga Rusia ».

Ne fakt, kjo veç po e trimëron Serbinë, në versionin e saj më të keq, për sabotime e shantazhe politike që synim kanë de-shtetëzimin e Kosovës dhe Bosnes.

Largimi i Serbisë nga Rusia po bëhet apo po tentohet të bëhet (sepse kjo s’do ndodhë kurrë) sidomos në kurriz të Kosovës dhe të Bosnjes por edhe në kurriz të stabilitetit afatgjat në Ballkan.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kjo qasje është totalisht në shpërputhje me strategjitë evropiane të ketyre 20 viteve karshi Ballkanit.

Dhe, paradoksalisht, Kosovës po i bie të paguaje dy herë: një herë per stabilitetin si bosht strategjik i Evropes dhe tash për destabilitetin eventual, si pasojë e qasjes utopike per « ndarjen e Serbisë nga Rusia.

Prandaj ambasadat e vendeve të Kuintit kanë tash qasje gati armiqësore ndaj Kosovës duke mos ia respektuar asaj as Kushtetutën as integritetin territorial për të cilat ata vetë kanë 22 vite që investojnë kohë e para.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Prandaj deklarata e tyre e fundit ishte idioteske dhe skandaloze. Deklaratë që duhet të denoncohet nga secili politikan, nga secila media, nga secili person që Kosovën e do shtet normal e funksional.

Thjesht, Kosova nuk është aty për kusuritje në pazaret e reja rajonale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *