Lajme

Kurti takohet me drejtuesit e OVLUÇK-së, bisedojnë edhe për listave e veteranëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim ushtruesin e detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, së bashku me kryetarët e disa degëve të kësaj organizate.

Ky takim vjen në kohën kur kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së, por rreth 20 mijë.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ka theksuar përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me OVLUÇK-në, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të luftës.

Lexo më shumë  Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Kurti ka shprehur gatishmërinë për takime të radhës që do t’i kontribuonin këtij qëllimi.

Ndërsa përfaqësuesit nga OVLUÇK-ja  kanë paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me mirëqenien e veteranëve dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e tyre.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit e OVLUÇK-së janë shprehur të gatshëm për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol kyç në shpërndarjen e kokainës

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është biseduar edhe për tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *