Bota

Hungaria hedh poshtë kërkesën e Zelenskyt për armë dhe sanksione kundër Rusië

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka refuzuar apelin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se kjo do të ishte kundër interesave të Hungarisë.

Kryeministri hungarez hodhi poshtë kërkesat e Zelenskyt në Këshillin Evropian, pasi sipas tij kërkesat e Ukrainës bien ndesh me interesat e Hungarisë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejoj transferimin e armëve në Ukrainë,” tha ai.

Orban thotë se pakica etnike-hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgonte armë në Kiev.

Hungaria, si vend anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, si dhe të lejojë kalimin e tyre në përmjetit territorit të saj.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Megjithatë, Hungaria  ka lejuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas të hyjnë në territorin e saj që prej fillimit të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *