KryesoreLajme

Mehaj: I dimë qëllimet e Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe rajonit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e sigurtë dhe se nuk bie pre e kërcënimeve apo shantazheve të Serbisë. Para mediave ai ka thënë se Serbia ka për qëllimin destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit, por që i bindur thotë se institucionet e Kosovës e kanë situatën e sigurisë nën kontroll.

“Kosova i ka institucionet e veta të sigurisë, ne i përcjellim ngjarjet jo vetëm në rajon por edhe jashtë rajonit, gjeopolitiksht situata ka ndryshuar shumë në vende. Ne nuk biem pre e fjalëve, kërcënimeve, shantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në tërë këto vite, ne e mbajmë atë gjakftohtësi. Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë, jemi në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Mehaj ka thënë se strukturat e Kosovës janë në dijeni të qëllimeve të Serbisë dhe kanë nën kontroll situatën në vend.

“Strukturat e sigurisë së Kosovës janë në dijeni, nën kontroll çka qysh tek, e çfarë qëllime ka Serbia destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit. Ju e dini që Serbia nuk ka hequr kurrë tendencat e tyre për të destabilizuar Kosovës, as Malin e Zi e as Bosnjën. Kanceri i Evropës, apo kanceri i Ballkanit ka qenë gjithmonë Serbia, tërë luftërat që janë krijuar në Ballkan janë krijuar nga Serbia, Kosova nuk e ka sulmuar kurrë askënd. Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, pro ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të zi. Organet tona të sigurisë kanë kontrollin e duhur, policia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura, ndërmarrin veprimet e duhura”, ka thënë Mehaj.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Prioritet tha se është pajisja e ushtrisë me kapacitete të mirëfillta ushtarake.

Mehaj foli për punën njëvjeçare të ministrisë që ai drejton, ndërsa ka theksuar se po punojnë për anëtarësimin e vendit në NATO. Përmendi si të arritura të kësaj ministrie, Fondin e Sigurisë, rekrutimin e pjesëtarëve të FSK-së, bashkëpunimet me vendet partnere, buxhetin për FSK-në, lirimin nga pagesa të ushtarëve në transportin urban dhe hekurudhor, dhe të tjera.

Ai shprehu se Kosova do ta ketë agjencinë e inteligjencës për siguri, që është kriter për anëtarësimin në aleancë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *