BallinaLajme

E moshuara rrihet barbarisht nga tre hajdutë, i grabisin 55 mijë euro

Një 70-vjeçare është rrahur dhe lidhur mbrëmë në shtëpinë e saj në saj në Gjurgjedell të Kaçanikut.

Tre persona të panjohur, nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur Remzie Mani 55 mijë euro dhe telefonin.

Ajo ka folur në një televizion kosovar duke thënë se paratë i ka ruajtur për ta blerë një banesë.

Lexo më shumë  “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

 “Kanë hyrë tre persona, të maskuar e kanë thy derën, unë jam kanë fjet, ma kanë mëshu grusht me kanë lidhë, më kanë pyet ku i ke paratë, deri sa i kanë gjetë më kanë maltretu, paratë i kam ru me ble banesë, kryt edhe sot po me dhemb, shumë keq jam me shëndet, po më dhemb trupi në tana antë, ishalla policia i zen hajnat”, tha ajo për T7.

Lexo më shumë  Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Rruga Press

YouTube player