Lajme

Temperatura pranverore! Sot deri në 20°C, parashikimi i motit

TIRANË– Java mbyllet me temperatura pranverore dhe të larta. Sipas MeteoAlb: Vijon mbizotërimi i motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.

Lexo më shumë  Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *