Bislimi të premten takohet me Lajçakun në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi, të premten do të takohet në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak. Këto takime janë në kuadër të dialogut, ndonëse nuk do të ketë takime me palën serbe.
Është paralajmëruar se në të njëjtën ditë, i dërguari i BE-së do të komunikojë nëpërmjet video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë.
Tema kryesore pritet të jenë të pagjeturit dhe energjia, derisa për të dy këto, ishte thënë më parë se ka një përafrim të madh të palëve dhe se kanë mbetur të sqarohen disa hollësi.
Rruga Press