Lajme

Delegacioni i Komisionit Evropian dhe zyrtarë qeveritarë diskutojnë zbatimin e IPA-s në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua sot me një delegacion të Komisionit Evropian për të diskutuar zbatimin e Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) në Kosovë. 

Ndihma e IPA-s është instrumenti kryesor i BE-së për mbështetjen e reformave në Kosovë, duke përdorur si ndihmën financiare ashtu edhe atë teknike. Kjo përdoret për t’i ndihmuar Kosovës të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Në takim u diskutuan të gjithë sektorët e mbështetjes, kriteret politike dhe ekonomike, me fokus të veçantë në pikat themelore, si sundimi i ligjit, reforma e administratës publike dhe reformat strukturore, zhvillimi i sektorit privat, kapitali njerëzor dhe shoqëria gjithëpërfshirëse, por edhe prioritetet si Agjenda e Gjelbër dhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian e nxiti qeverinë t’i përshpejtojë përgatitjet për nismat madhore sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë

Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e monitorimit dhe përcjelljes së duhur të ndihmës së BE-së. Komisioni Evropian vuri në dukje përkushtimin e Qeverisë për forcimin e kapaciteteve absorbuese të Kosovës dhe koordinimin e përgjithshëm të donatorëve. Faza e re e ndihmës IPA III, në zbatim gjatë viteve 2021-2027, është programuar mbi baza konkurruese dhe do të ndahet në bazë të relevancës dhe pjekurisë së projekteve të paraqitura.

Komisioni Evropian e vlerësoi përkushtimin e qeverisë për të identifikuar projekte relevante dhe të pjekura për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në Kosovë. Megjithatë, u diskutuan disa projekte sfiduese që kërkojnë veprim në kohë nga qeveria për të siguruar zbatimin e suksesshëm dhe për të ecur përpara me reformat relevante për rrugën evropiane të Kosovës.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Gjatë IPA II (2014-2020), Kosova ka marrë 602 milionë euro nga BE-ja përmes zarfit dypalësh, ose mesatarisht 86 milionë euro në vit. Ndërkohë, BE-ja ka investuar rreth 3 miliardë euro përmes mbështetjes për shumë vende të IPA-s për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. ​

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *