Bota

Borrell: Brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainës. Ai tha të enjten në takimin e liderëve evropianë se aleatët do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë, pasi siç theksoi, Kievi është temë shumë e rëndësishme.

Sipas Borrellit, rezistenca ukrainase është e rëndësishme dhe do të mbetet në histori.

Lexo më shumë  Von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së

Diplomati spanjoll potencoi se forcat ruse në fillim tentuan një pushtim të shpejtë të Ukrainës, derisa tani po masakrojnë njerëz.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrelli.

Lexo më shumë  Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *