Bota

OKB rrëzon farsën Ruse: Propozuan ndihmë humanitare për të mbuluar veprimet brutale

Një projekt-rezolutë e propozuar nga Rusia për situatën humanitare në Ukrainë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën në mbrëmje.

Dy vende votuan pro, zero vende votuan kundër dhe 13 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, abstenuan nga votimi. Për miratimin e rezolutës kërkoheshin nëntë vota pro.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield foli përpara votimit, duke deklaruar se Rusia po përpiqej edhe një herë të përdorë Këshillin e Sigurimit për të “siguruar mbulesë për veprimet e saj brutale”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *