Lajme

Energjia, Fierza drejt tharjes, edhe 16 metra dhe…

Liqeni i Fierzës po shkon drejt pikës së vdekjes. Vetëm brenda 3 javëve rezevat ujore në 3 liqenet e kaskadës së Drinit kanë rënë me 29 %. Fierza sot ka arritur në 257, vetëm 16 metër nga e cilësuara si pika e vdekjes që përllogaritet në kuotat 241.

Aktualisht Hidrocentrali i Fierzës punon vetëm sa për të mbajtur agregatet në punë, stakimi i të cilave do të sillte pasoja katastrofike për këtë Hidrocentral. Situatë e rënduar edhe në Hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Hidrocentrali i Firzës në Kukës po shkon drejt kolapsit për shkak të mungesës së ujit. Burime nga ky hidrocentral, bën të ditur se aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është në kuotat 257 metra mbi nivelin e detit, ose thënë ndryshe vetëm 16 metra larg pikës së vdekjes.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Gjithashtu, të njëjtat burime konfirmuan se prodhimi i energjisë në hidrocentralin e Fierzës është ndërprerë, ndërsa aktualisht punohet me parametra minimale vetëm sa për të mbajtur në punë agregatët dhe sistemin e prodhimit të energjisë, pasi stakimi total i agregatëve do të sillte katastrofë për këtë hidrocentranl.

Në vetëm pak javë, rezerva energjetike në vendin tonë është pakësuar ndjeshëm, me rreth 29%, kjo për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së reshjeve të shiut, të cilat kanë rënduar situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Aktualisht rezerva energjetike në Shqipëri ka zbritur në 300 Gigavatore ndërkohë që konsumi ditor ka shkuar 17 deri 18 mijë Gigavatore. Ndërkohë, situata është kritike dhe në dy hidrocentralet e tjera të lumit Drin.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Aktualisht, në Koman kuota hidrike është 173 metra nga 187 që është kreshta, ndërsa në Vaun e Dejës kuota është 73 metra nga 79 që është kreshta. Për shkak të kësaj situate, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka kërkuar masa kufizuese që prekin kryesisht ndriçimin e rrugëve dhe hapësirave publike në vendin tonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *