Bota

Burimi i BE-së: Bisedimet po zhvillohen për përjashtimin e Rusisë nga G20

Bisedimet janë duke u zhvilluar për mundësinë e heqjes së Rusisë nga G20 ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se nuk besonte se me Rusinë mund të kishte “biznesi si zakonisht”, kur u pyet nëse presidenti Joe Biden ishte konsultuar për një dëbim të mundshëm.

Ai tha: “Ne besojmë se nuk mund të ketë biznes si zakonisht me Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar.”

Lexo më shumë  BBC: Protestat në Iran, 9 janari dita më e përgjakur. Qindra të vrarë në Teheran, përfshi edhe fëmijë

Z. Sullivan vazhdoi duke thënë se SHBA do të duhet të konsultohet me aleatët përpara se të marrë ndonjë vendim.

Një burim i Bashkimit Evropian konfirmoi veçmas për Reuters se diskutimet për statusin e Rusisë po zhvilloheshin në takimet e G20.

“I është bërë shumë e qartë Indonezisë se prania e Rusisë në takimet e ardhshme ministrore do të ishte shumë problematike për vendet evropiane,” tha burimi.

Lexo më shumë  Starmer: Nuk do dorëzohemi për Groenlandën, ajo i përket vetëm Danimarkës

Ajo vjen pasi Kina sot u duk se doli në mbështeje të Rusisë dhe tha se “asnjë anëtar nuk ka të drejtë të largojë një vend tjetër” nga G20.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi: “Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të heqë një vend tjetër si anëtar.

“G20 duhet të zbatojë multilateralizëm të vërtetë, të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin.”

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *