Draghi i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë
Kryeministri i Italisë Mario Draghi i ka kërkuar Kinës që të mos mbështesë aleatin e vjetër Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Në një fjalim në Parlamentin italian, Draghi tha gjithashtu se Presidenti Vladimir Putin nuk duket se ishte i interesuar për një armëpushim ose për të arritur një marrëveshje që mund të hapte rrugën për negociatat e suksesshme të paqes.
Komentet vijnë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës kishin qenë “të vështira” – por sugjeroi se ato po përparonin.
Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm, drejtuar kombit dje, Zelensky tha: “Është shumë e vështirë, ndonjëherë konfrontuese. Por hap pas hapi ne po ecim përpara.”
Udhëheqësi ukrainas vlerësoi gjithashtu se 100,000 civilë mbetën ende në Mariupol – qyteti port në bregun jugor i cili po përballet me granatime të vazhdueshme dhe është i rrethuar efektivisht nga forcat ruse.
Rruga Press

