Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për kontingjentin e parë të ndihmave për Ukrainën

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore 100 mijë euro të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës u propozua nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Ministrja Donika Gërvalla tha se me qëllim të shprehjes së solidaritetit propozoi ndarjen e mjeteve prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të ndihmave për popullin e Ukrainës.

“Përmes kësaj ndihme shprehim mbështetjen e pakursyer për Ukrainën”, tha ajo. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *