Lajme

VIDEO/ Ura e Drinos e shembur prej dy muajsh, banorët e Lazaratit rrezikojnë jetën

Vijon të jetë e shembur ura mbi lumin Drino, e cila lidh Lazaratin me fshatin Azim Zenel në Gjirokastër. Ura u shemb dy muaj më parë, por vijon të përdoret ende nga banorët, të cilët rrezikojnë jetën duke kaluar mbi të. Madje, Syri TV regjistroi edhe një automjet që rrezikoi të bjerë në lum gjatë kohës që xhironte kronikën në vijim.

YouTube player

Këto pamje tregojnë sesi dhjetëra banorë, këmbësorë dhe me automjete, rrezikojnë çdo ditë jetën duke kaluar mbi urën e prishur që ndodhet në lumin Drino, në afërsi të fshatit Lazarat. Ura u shemb dy muaj më parë për shkak të reshjeve të shiut, duke u bërë e pakalueshme.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Gjatë kohës që Syri televizion po realizonte këtë kronikë, në urë ndodhi dhe një incident. Një banor që kaloi mbi urë, për shkak të rrugës i rrëshqiti makina, e cila për pak sa nuk përfundoi në lumin Drino.

Por në pamundësi për një vendkalim tjetër, fermerët e zonës por dhe banorë të fshatit Asim Zenel, detyrohet të kalojnë mbi këtë urë duke rrezikuar jetën.

Bashkia e Gjirokastrës duhet të kishte marrë masa, për rikonstruksionin e urës, por deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje. Nga ana tjetër, fermerët e zonës, shprehen se dëmtimi i urës, po i kufizon në punët e përditshme të bujqësisë.

Një vit më parë, në këtë urë humbën jetën dy punonjës të OSHE, pasi duke kaluar mbi urë, automjetin e tyre e mori rrjedha e lumit, dhe për pasojë dy elektriçistët vdiqën. E njëjta ngjarje rrezikon të përsëritet çdo ditë me banorë të zonës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *