Testet e antigjenit për SARS-CoV-2, ja implikimet në praktikën e shëndetit publik?
Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP, ka reaguar përmes një postimi mbi testet e antigjenit Sars-Cov-2. Referuar CDC, ajo shprehet se këto teste janë të lira, mund të kthejnë përgjigje brenda 15 minutash, por të dhënat e performacës te asimptomatikët dhe simptomatikët janë të kufizuara.
“Krahasuar me testimin në kohë reale të transkriptimit të kundërt – reaksion zinxhir polimerazë (RT-PCR), testi i antigjenit kishte një ndjeshmëri prej 80.0% dhe specifikë prej 98.9% midis personave simptomatik; saktësia ishte më e ulët (ndjeshmëria 41.2% dhe specifika 98.4%) kur përdorej për shqyrtimin e personave asimptomatikë”, shkruan ajo.
Postimi nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP
Testet e antigjenit për SARS-CoV-2 janë të lira dhe mund të kthejnë pergjigje rezultateve brenda 15 minutash, por të dhënat e performancës së testit te personat asimptomatik dhe simptomatik janë të kufizuara- thote CDC
Çfarë shtohet nga ky raport?
Krahasuar me testimin në kohë reale të transkriptimit të kundërt – reaksion zinxhir polimerazë (RT-PCR), testi i antigjenit kishte një ndjeshmëri prej 80.0% dhe specifikë prej 98.9% midis personave simptomatik; saktësia ishte më e ulët (ndjeshmëria 41.2% dhe specifika 98.4%) kur përdorej për shqyrtimin e personave asimptomatikë.
Cilat janë implikimet në praktikën e shëndetit publik?
Për të llogaritur saktësinë e zvogëluar të testit të antigjenit, testimi konfirmues me një test të amplifikimit të acidit nukleik (p.sh., RT-PCR) duhet të konsiderohet pas rezultateve negative të testit të antigjenit në persona simptomatik dhe rezultateve pozitive të testit të antigjenit në persona asimptomatikë.