Vatikani pret të vaksinojë 450 banorët e tij në janar
Qyteti i Vatikanit, shteti më i vogël sovran i botës, pret që të marrë doza të mjaftueshme të vaksinave anti-Covid në ditët në vijim, për të vaksinuar të gjithë punëtorët dhe banorët e tij.
Vatikani ka rreth 450 persona, përfshirë Papa Françeskun, ndërsa disa qindra punonjës të tjerë të Vatikanit jetojnë në Romë.
“Vaksinat mund të mbërrijnë në shtet në javën e dytë të janarit në sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Qytetit të Vatikanit,” thuhej në deklaratën zyrtare.
Selia e Shenjtë është organi drejtues i Kishës Katolike Romake që vepron nga brenda territorit të Vatikanit.