GjeopolitikëKryesore

Nën presion për të zgjedhur njërën nga palët në Ukrainë, Kina favorizon “Perëndimin” në tregti

Nga David Lawder, UASHINGTON, 21 mars (Reuters), përktheu nga origjinali Rruga Press

Paralajmërimi i presidentit amerikan Joe Biden për “pasojat” në rast të çdo ndihme që Kina mund t’i japë makinerisë ushtarake ruse në Ukrainë, mund ta detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin ose një partneriteti strategjik në rritje me Moskën.

Bazuar vetëm në flukset tregtare, Pekini ka shumë për të humbur, pas video- bisedës gati dy-orëshe të Biden me Xi të premten, me Shtëpinë e Bardhë që konfirmoi se sanksionet ndaj Kinës ishin një opsion.

Pavarësisht rritjes së lidhjeve tregtare me Azinë Juglindore dhe një ekonomie që është më pak e varur nga tregtia gjatë dekadës së fundit, interesat ekonomike të Kinës mbeten shumë të orientuara ndaj demokracive perëndimore, treguan të dhënat tregtare të rishikuara nga Reuters.

Rreshtimi me Rusinë si aleat politik, do të kishte pak kuptim ekonomik për Kinën sipas analistëve, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ende konsumojnë më shumë se një të tretën e eksporteve të Kinës.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Për sa i përket çështjes së pastër ekonomike, nëse Kina do të duhej të bënte zgjedhjen – Rusia kundrejt gjithë të tjerëve – dua të them, nuk është aspak e mirë për Kinën, sepse ajo është kaq e integruar me të gjitha këto ekonomi perëndimore”, tha Chad Bown, bashkëpunëtor në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare me bazë në Uashington, i cili ndjek nga afër tregtinë me Kinën.

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Chin Gang, theksoi të dielën marrëdhëniet e ngushta të Kinës me Rusinë.

“Kina ka bashkëpunime normale tregtare, ekonomike, financiare dhe energjetike me Rusinë,” tha Chin për programin CBS “Face the Nation” kur u pyet nëse Pekini do të ofronte mbështetje financiare për Moskën.

“Këto janë biznese normale mes dy vendeve sovrane, bazuar në ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë rregullat e OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë).

Synimi i Pekinit me llojin e sanksioneve të gjera ekonomike që janë vendosur ndaj Rusisë do të kishte pasoja potencialisht serioze për Shtetet e Bashkuara dhe globalisht, duke pasur parasysh se Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe eksportuesi më i madh. Ndërsa ekonomia e Kinës është rritur në 16 trilion dollarë në 20 vitet e fundit, varësia e saj nga tregtia me vendet e tjera për mirëqenien e saj ekonomike është zvogëluar.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Naftë për telefonat

Tregtia e përgjithshme e Rusisë me Kinën është rritur që kur Perëndimi vendosi për herë të parë sanksione ndaj Moskës në përgjigje të aneksimit të Krimesë.

Por, eksportet e Kinës në Rusi kanë mbetur midis 1% dhe 2% për 20 vitet e fundit.

Importet ruse nga Kina ndjekin ato të shumë vendeve të tjera, me mallrat elektronike dhe të konsumit, duke përfshirë celularët, kompjuterët, veshjet, lodrat dhe këpucët që kryesojnë listën.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importet ruse të energjisë, sanksionet perëndimore nuk kanë prekur eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë.

Por, sanksionet e udhëhequra nga SHBA ndaj bankave ruse duke ndaluar transaksionet në dollarë kanë penguar aftësinë e Kinës për të siguruar financimin e tregtisë për ngarkesat ruse të naftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *