BotaKryesore

(Video) Ambulancat ushtarake kthejnë në Rusi kufomat e ushtarëve rusë. Po transportohen natën për ta fshehur katastrofën

Kufomat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po zhvendosen nga Bjellorusia në Rusi ambulanca, me tren dhe aeroplanë brenda natës për të mos tërhequr vëmendjen.

Videoja e postuar nga Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty tregon ambulancat ushtarake që kalojnë nëpër qytetin bjellorus të Homelit, në fillim të marsit, me punonjësit në spitalin klinik të rajonit që pretendojnë se që nga 13 marsi janë dërguar tashmë në Rusi më shumë se 2,500 trupa.

Ushtria e Ukrainës thotë se që nga pushtimi rus më 24 shkurt janë vrarë më shumë se 14,000 trupa të Kremlinit, kurse një vlerësim i inteligjencës amerikane e ka vendosur numrin në rreth 7,000. Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se janë vrarë më pak se 500 ushtarë.

Tani stafi mjekësor bjellorus në Homel, në Bjellorusinë juglindore, ka përshkruar morgjet ‘të tejmbushura’, me një banor të qytetit Mazyr që pohon se: ‘Pasagjerët në stacionin e trenit Mazyr u tronditën nga numri i kufomave që po ngarkoheshin në tren. Pasi njerëzit filluan të xhirojnë video, ushtria i kapi dhe i urdhëroi t’i fshinin.’

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Një mjek në spitalin kryesor të qytetit të Mazyrit paralajmëroi: ‘Nuk ka mjaft kirurgë. Më herët kufomat janë transportuar me autoambulanca dhe janë ngarkuar në trenat rusë. Pasi dikush bëri një video në lidhje me të dhe u hodh në internet, trupat u ngarkuan natën për të mos tërhequr vëmendjen.

Zyrtarët në Spitalin Nr 4 në Homel dyshohet se kanë filluar t’i heqin nga spitali pacientët aktualë për shkak të numrit të madh të ushtarëve rusë të plagosur, të cilët duhet të marrin trajtim mjekësor.

Një banor që ishte trajtuar në spital tha: “Ka kaq shumë rusë të plagosur atje – është thjesht një tmerr. Tmerrësisht të shpërfytyruar. Është e pamundur t’i durosh rënkimet e tyre nëpër gjithë spitalin.’

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Një tjetër mjek përshkroi shqetësimin se mund të kishte mungesë të mjekimeve të përditshme dhe të ‘problemeve me ilaçet kundër tetanozit’. Tetanozi është një sëmundje e zakonshme që prek ushtarët që vuajnë nga plagët e predhave dhe plumbave.

Homeli kufizohet me Rusinë në lindje dhe në jug me Ukrainën . Qyteti Homel është më i madhi i Bjellorusisë pas Minskut dhe një qendër kryesore për tregtinë dhe transportin. Despoti i vendit, Alexander Lukashenko mbështet luftën e Putinit dhe lejoi vendosjen e njësive të mëdha ushtarake ruse në vend. Një numër i trupave ruse u zhvendos në jug drejt kryeqytetit të Ukrainës Kiev nga Homeli./Daily Mail

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *