“Ndeshja e turpit”, 81 ekzekutimet në Arabinë Saudite dhe tmerri i pushtimit rus të Ukrainës godasin Premier League
Premier League mbetet një nga kampionatet më të bukur në botë që ka marrë vazhdimisht vëmendjen e futbolldashësve në mbarë globin.
Por sot kampionati e gjen veten në sy të një stuhie morale, etike dhe politike.
CNN shkruan se stuhia shpërtheu egërsisht kur Chelsea luajti kundër Newcastle United më datën 13 mars, për shkak të pronarëve që kanë në zotërim të dy klubet.
Ndeshja, e cila u cilësua si “loja e turpit” e Premier League, u luajt menjëherë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sanksionoi pronarin e Chelsea-t, Roman Abramovich, si një nga “oligarkët më të pasur dhe më me ndikim të Rusisë, me lidhje të drejtpërdrejta dhe të fuqishme me Kremlinin”.
Ndërkohë, blerja e diskutueshme e ekipit të Newcastle nga Fondi i Investimeve Saudite (PIF) vitin e kaluar gjithashtu ngriti shqetësime etike në Premier League.
PIF – i cili ka 80% të aksioneve në klub si pjesë e një konsorciumi trepalësh – është një fond sovran i pasurisë i kryesuar nga Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite dhe njeriu që një raport i inteligjencës amerikane u quajt si përgjegjës për miratimin e operacionit që çoi në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Bin Salman ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Khashoggi.
Një ditë para ndeshjes mes Chelsea dhe Newcastle, Arabia Saudite ekzekutoi 81 burra, në ekzekutimin më të madh masiv në dekada. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendin për ekzekutimin e njerëzve që ishin të mitur në kohën e veprave për të cilat ishin dënuar.
Rruga Press