Bota

Fjalimi kundër luftës nga Arnold Schwarzenegger bëhet trend në Rusi

Aktori hollivudian Arnold Schwarzenegger në një video adresim përmes Twitterit drejtuar popullit rus është bërë trend në Twitter të premten dhe ka ngjallur reagime të shumta, shkruan BBC.

Në të, Schwarzenegger paralajmëron rusët se po ushqehen me dezinformata rreth sulmit të vendit të tyre ndaj Ukrainës.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin, ai thotë: “Ju e nisët këtë luftë dhe ju mund ta ndaloni atë”.

Lexo më shumë  Vuçiqi dhe politika e frikës: Si përdoret BIA për presion ndaj prokurorëve, studentëve dhe kritikëve të regjimit në Serbi

Fjalimi i tij është vlerësuar nga rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

Rusia ka thënë vazhdimisht se lufta në Ukrainë ishte një “operacion special” për të mbrojtur ukrainasit rusishtfolës.

Por në videon e tij, Schwarzenegger tha se Kremlini po gënjen rusët kur tha se pushtimi kishte për qëllim “denazifikimin” e Ukrainës.

Ukraina nuk e filloi luftën, por “ata në pushtet në Kremlin”, tha ai.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Video ka mbledhur milion klikime dhe është trend në Rusi.

Schwarzenegger është një nga profilet e pakta të ndjekura nga llogaritë zyrtare të Kremlinit në Twitter në gjuhën ruse dhe angleze.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *