Bota

Diplomatëve rusë dhe bjellorusë u ndalohet hyrja në ndërtesën e Parlamentit Evropian

Diplomatëve rusë dhe bjellorusë iu ndalua hyrja në ndërtesën e Parlamentit Evropian, ka bërë të ditur të premten, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Nuk ka vend në Shtëpinë e Demokracisë për ata që kërkojnë të shkatërrojnë rendin demokratik”, ka shkruar Metsola në Twitter.

Lufta në Ukrainë ka hyrë të premten në ditën e 23-të. Shtetet perëndimore janë duke vendosur vazhdimisht sanksione ndaj Rusisë, për ta detyruar atë që të ndalë sulmet në këtë shtet.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Mirëpo, Kremlini zyrtar ka deklaruar vazhdimisht se këto sanksione do ta forcojnë edhe më shumë Rusinë.

Deri më tani janë vrarë më shumë se 800 civilë ukrainas nga sulmet e forcave ruse në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *