Bota

Tetë vite nga aneksimi i Krimesë, mbi 14 mijë të vrarë në një luftë që ende vazhdon

Sot shënohet tetë vjetori i aneksimit të paligjshëm nga Rusia të Gadishullit të Krimesë tnë Ukrainë, rrëmbimi më i madh i tokës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në vitin 2014, pas muajsh protestash kundër presidentit pro-rus të Ukrainës që rezultuan në rrëzimin e tij, Putin urdhëroi aneksimin e Krimesë nga Ukraina. Më pas ai mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, të cilët kanë luftuar ushtarët ukrainas në një luftë tetë-vjeçare që ka vrarë 14,000 jetë.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Pavarësisht viteve të sanksioneve perëndimore, Rusia ruan kontrollin e Krimesë, të cilën e kapi pas një referendumi që konsiderohet gjerësisht si i paligjshëm. Më herët, më 16 mars 2014, u mbajt një referendum i kontestuar dhe i dënuar globalisht, ku Moska deklaroi se 96.77% e banorëve të Krimesë zgjodhën t’i bashkohen Rusisë. Më 18 mars 2014, Rusia e inkorporoi ligjërisht Krimenë si dy subjekte federale ruse, Republikën e Krimesë dhe qytetin federal të Sevastopolit, pavarësisht denoncimit ndërkombëtar. Që atëherë, Krimea dhe Sevastopol kanë qenë në kohën e Moskës.

Presidenti Vladimir Putin kishte kërkuar që Krimea të merret për të mbrojtur rusët etnikë nga “fanatikët e ekstremit të djathtë”, të cilët, sipas Rusisë, përmbysën Presidentin Yanukovych. Pas aneksimit, BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj Rusisë. Dmitry Medvedev, në atë kohë kryeministër rus, e shpalli Krimenë të integruar plotësisht në Rusi në korrik 2015. Pas kësaj, Ukraina deklaroi në vitin 2016 se Rusia kishte rritur qëndrimin e saj ushtarak përgjatë kufirit të Krimesë. Ukraina u kundërpërgjigj duke vendosur trupa shtesë më pranë kufirit të Krimesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *