Ministri i Mbrojtjes: Sllovakia e gatshme të sigurojë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën
Ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad tha se Sllovakia është e gatshme t’i sigurojë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.
Ai tha se vendi i tij është në diskutime me SHBA-në dhe aleatët e tjerë për marrjen e një kapaciteti të garantuar për një periudhë të caktuar kohë.
“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë menjëherë kur të kemi një sistem zëvendësues,” tha Nad në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin.
“I vetmi sistem strategjik i mbrojtjes ajrore që kemi në Sllovaki është sistemi S-300. Pra, ajo që do të ndodhte menjëherë kur të vendosim t’ua japim ukrainasve është që ne të krijojmë një hendek sigurie në NATO.”
Austin tha se SHBA po vazhdon të punojë me aleatët për këtë çështje, por ai nuk kishte asnjë njoftim për të bërë në lidhje me pajisjen e Ukrainës me sistemin S-300.
Sllovakia ra dakord paraprakisht që t’i sigurojë Ukrainës sistemin kyç të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje.
Por SHBA dhe NATO janë ende duke gjetur mënyrën se si ta plotësojnë këtë gjë, pasi aftësitë mbrojtëse dhe transferimi nuk është ende i sigurt.
Sipas burimeve, Sllovakia, një nga tre aleatët e NATO-s që kanë sistemet e mbrojtjes në fjalë, kërkon garanci se sistemet do të zëvendësohen menjëherë.
Rruga Press