Lajme

Fermerët e Lushnjes dhe Fierit 4 ditë në radhë, Drejtoria e Bujqësisë kyç derën, asnjë informacion për naftën pa taksa

Fermerët e Fierit dhe të Lushnjes janë përballur me një situatë të paprecedentë gjatë ditëve të fundit, ku drejtoria rajonale e bujqësisë nuk iu jep asnjë informacion në lidhje me naftën pa akcizë që ata do të duhet të përfitojnë.

Edhe pse ora shënon 10:00, dy orë pas nisjes zyrtare të punës në institucion, asnjë përfaqësues i drejtorisë nuk del që të flasë me fermerët, të cilët kanë lënë punët në ara, për të pritur në radhë për të marrë të drejtën e miratuar nga ligji.

Fermerët shprehen se kanë të paktën 4 ditë që presin në radhë, për të marrë një përgjigje nëse janë apo jo përfitues të skemës së ministrisë së bujqësisë, për të përfituar naftë pa taksa nga ana e bujqëve.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Kusht për këtë mes të tjerave, është që fermerët të kenë një numër nipti, si dhe një sipërfaqe të deklaruar të tokës që kanë punuar.

“Kam 4 ditë po fle tek kjo dera këtu për të zënë radhën. Nuk na thonë asgjë, ne vetëm rrimë këtu për të mbajtur radhën”.

“Kemi 3 ditë këtu po rrimë. Shteti na thotë prit, të na thotë përfitojmë ose jo, nuk na sqaron askush. Ne kemi lënë punën dhe familjen për të ardhur këtu për të aplikuar për naftën”.

“Kemi 3 ditë vijmë këtu nuk e dimë a ka punonjës a nuk ka. Unë jam nga Mallakastra vij gjithë këtë rrugë shpenzime. Ky është një falimentim qeveritar, populli të bëjë si të dojë do të rrijë dele le të rrijë, ose të bëhet ujk. Kjo që po bëhet këtu tani dihet është pezullimi nga lart se po të ishte për të marrë naftë fermeri na i jepnin kollaj”.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Kam ardhur që në 3 të mëngjesit. U bënë gjithë këto ditë këta na mbyllin derën. Ka ngarkesë, nuk i shërben askush popullit. Vetëm shteti e zgjidh këtë radhë. Të hapë dyert e sportelit”.

Pas instistimit të fermerëve, një punonjës policie u shfaq në derën e institucionit, e cila edhe për të qëndroi e mbyllur dhe nuk u hap.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *