Bota

Lufta/Oleksiy Arestovich: Gjysma e trupave të Putinit janë konsumuar

Trupat ruse që përballen me kundërshtimin e ashpër nga forcat ukrainase mund të jenë në gjendje të përballojnë sulmin e tyre vetëm për 10 ditë deri në dy javë përpara se situata e tyre të përkeqësohet për shkak të pakësimit të pajisjeve dhe fuqisë punëtore.

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskyy u bëri thirrje trupave ruse të dorëzohen, duke theksuar se ata po ikin nga fushat e betejës.

“Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit: Si njerëz, me dinjitet. Në një farë mënyre nuk u trajtuat në ushtrinë tuaj. Dhe në një farë mënyre ushtria juaj nuk e trajton tonën. Zgjidhni!,”- tha ai në mesazh

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sipas NY.post Këshilltari i Zelensky, Oleksiy Arestovich tha se duhet të bëhët një traktakt paqeje që luftatë përfundojë.

“Ose do të ketë një traktat paqeje që përfshin një tërheqje të trupave brenda një deri në dy javë, ose do të ketë një përpjekje që të mbledhë disa sirianë për një raund të dytë luftimesh. Dhe më pas, kur t’i kemi qëruar edhe ata, do ketë një marrëveshje nga mesi ose fundi i prillit,”-tha Arestrovich.

Sipas ushtrisë ukrainase, gjërat nuk duken mirë për trupat e Putinit. Ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë ose kanë paaftësuar për luftime rreth 40 përqind të forcave ruse të dislokuara që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gjenerali amerikan Ben Hodges ka vlerësuar gjendjen ku sipas tij beson se fati i luftës do të ndryshojë për Rusinë vetëm nëse Perëndimi vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë.

“Është si një garë. Nëse u japim ukrainasve mjaftueshëm, ata mund të zgjasin më shumë se Rusia. Pastaj, duke përjashtuar çdo ndryshim dramatik, për dhjetë ditë Rusia do ketë arritur në pikën ku nuk mund të sulmojë më”- tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *