Kryebashkiaku ukrainas dhe zëvendësi i tij janë rrëmbyer nga ushtria ruse
Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës janë rrëmbyer: thotë ministri i Jashtëm i Ukrainës.
Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se u arrestuan sot.
Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin Kherson tani, pasi mori qytetin afër fillimit të pushtimit.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se rrëmbehen që nga fillimi i luftës.
Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer.
© Rruga Press