Bota

Pushtimi rus i Ukrainës, Vitali Klitschko fton Papa Franceskun: Ja pse shërben

Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko i ka shkruar një letër Papa Françeskut duke i kërkuar që të vizitojë qytetin, sipas zëdhënësit të Vatikanit Matteo Bruni.

Klitschko i shkroi Papa Françeskut më 8 mars, duke thënë se prania e Papës në Kiev “është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes në qytetin tonë, vendin tonë dhe më gjerë”.

Lexo më shumë  SHBA thotë se “ka gjasa” që Rusia ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë

Klitschko sugjeron gjithashtu mbajtjen e një video-konference të përbashkët me Presidentin Zelensky, nëse Papa nuk do të ishte në gjendje ta bënte personalisht vizitën.

Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë.

Zëdhënësi tha se Ati i Shenjtë “ndien vuajtjet e qytetit dhe njerëzve në Ukrainë, si dhe të atyre që u duhej të iknin nga vendi dhe atyre që duhet te qendronin dhe të punonin në administratën e qytetit”.

Lexo më shumë  Votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *