Bota

Ukraina zgjat ligjin e luftës deri në fund të prillit

Parlamenti i Ukrainës vendosi të zgjasë deri më 25 prill ligjin e luftës, një propozim i presidentit Volodymyr Zelensky.

Ligji i luftës fillimisht u vendos për një muaj pas nisjes së luftimeve në 24 shkurt.

Më herët, një këshilltar i presidentit Zelensky paralajmëroi gjatë një deklarate të tij se lufta mund të zgjaste deri në muajin maj ose pak më herët.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Aktualisht Ukraina dhe Rusia janë duke zhvilluar një dialog intensiv për gjetjen e një zgjidhje që do t’i jepte fund këtij konflikti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *