Lajme

Rritja e çmimeve s`ndalet/ Vaji shkon 329 lekë, rritet prapë mielli. Pensionistët: Atje vdesin nga lufta, këtu nga uria

Çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar sërisht rritje në një hark kohor prej vetëm dy javësh. Kjo situatë po bëhet gjithmonë e vështirë për qytetarët, të cilët shprehen se e shohin veten të pambrojtur përballë rritjes së çmimeve. Pensionistët shprehen se janë më të diskriminuarit dhe se paketa e ndihmës e ofruar nga qeveria, është e pamjaftueshme.

Për më pak se dy javë çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar rritje, ndërsa ajo që bie në sy është rritja e pakontrolluar e çmimit të vajit.

Lexo më shumë  Reuters për Belinda Ballukun: Dosja e korrupsionit në zemër të qeverisë shqiptare!

Në një vëzhgim të kryer nga Ora News, 12 ditë më parë çmimi i vajit ishte 250 lekë.

Të martën e datës 15 mars, çmimi i vajit varion midis 295 dhe 329 lekë.

Rritje kanë pësuar edhe produktet ushqimore si mielli, me 25-40 lekë. Gjithashtu sheqeri ka pësuar një rritje prej 5 lekësh.

Këtë situatë qytetarët e shohin të lidhur me luftën në Ukrainë.

“Ata vdesin nga lufta, ne nga uria.”

“Çmimet në stratosferë, çdo produkt.

Pensionistët shprehen se janë më të pambrojturit, ndërsa paketën e ndihmës të ofruar nga Kryemistri e cilësojnë të pamjaftueshme.

Lexo më shumë  Matiq: Ambasadorët e BE-së në Serbi janë të tronditur nga ajo që po u ndodh gazetarëve

“Jemi pjesa me diskriminuar, 30 mijë lekëshi është shumë qesharake.”

“S’ka më keq, kjo qeveri më poshtë nuk ka ku ta çojë këtë popull. Është katandisur në ditën e fundit. Ku na dalin 30 mijë lekë, sot kam prishur 20 mijë lekë direkt.”

“Ne 40 mijë lekë i duam ilaçe, nuk pyet njeri për ne.”

“150 mijë pagova dritat unë dhe çfarë të ha?”

Përballë kësaj situate, qytetarët kërkojnë edhe njëherë që qeveria të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të lehtësuar sadopak situatën e krijuar nga rritja e çmimeve./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *