Bota

“350 000 persona të bllokuar në Mariupol, në kushte çnjerëzore”

Rreth 350 000 persona janë ende të bllokuar në Mariupol, qyteti që është sulmuar nga trupat ruse që në datën 1 mars.

Një zyrtar lokal tha: “Duke marrë parasysh se qyteti ka 540 000 banorë dhe rreth 150 000 janë evakuuar në 3 ditët e para, mendojmë se 350 000 persona kanë ngecur këtu.

Lexo më shumë  Gjermania voton për të rikthyer shërbimin ushtarak vullnetar për 18-vjeçarët

Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, shtoi se përpjekjet për vendosjen e korridoreve të sigurta humanitare kanë dështuar, ndërsa edhe ndihmat nuk kanë ardhur.

“Shumica e njerëzve po qëndrojnë në bodrume dhe vendstrehime në kushte çnjerëzore. Pa ushqim, pa ujë, pa elektricitet dhe pa ngrohje”, shtoi zyrtari.

Në lidhje me numrin e viktimave në Mariupol, zyrtari deklaroi: “Shifra zyrtare, deri të dielën, është 1800 persona të vrarë”.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *