Bota

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se një konflikt nuklear është i mundshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një prononcim në New York sot ka thënë se një konflikt nuklear është bërë i mundshëm, një gjë që ishte e paimagjinueshme më herët.

Guterres ka fajësuar forcat ruse për shumicën e viktimave civile në Ukrainë dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

“Perspektiva e një konflikti bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tash është përsëri e mundshme”, ka thënë Guterres, raporton “Blick”.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

“Perspektiva e një konflikti bërthamor, dikur i paimagjinueshëm, tani është përsëri e mundshme”, ka thënë Guterres. “Shumica dërrmuese e viktimave civile dhe shumica dërrmuese e infrastrukturës civilë e shkatërruar u shkaktua nga forcat ruse”.

Guterres ka hedhur poshtë mundësinë e ndalimit të fluturimit mbi Ukrainën, pasi thotë se mund të çojë në përshkallëzim dhe krijojë konflikt global.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ukraina sulmon thellë në Rusi, goditet fabrika që prodhon raketa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *