BallinaLajme

Daçiç: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën

Ivica Daçiç, kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se gjatë ditës së sotme se nuk do të lejonte që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Në fjalën e tij ai theksoi se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohin Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Srna.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: BE-ja e SHBA-ja po sillen shumë butë ndaj Serbisë

Deklarata të tilla nga Daçiç janë dhënë vazhdimisht dhe në kohën kur ai ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme ka lobuar vazhdimisht që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player