Bota

Britania e Madhe: Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë

Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Ukrainë në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë, sipas një deklaratë të sekretarit të shëndetësisë, Sajid Javid, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në mbledhjen e provave të nevojshme, shkruan The Guardian.

Javid reagoi edhe ndaj lajmit se një grua shtatzënë kishte vdekur në sulmin e maternitetit në Mariopul.

Lexo më shumë  Anija ruse e mallrave nën sanksione, dhe e përdorur nga Rusia për tranportin e armëve nga Siria, Ursa Major mbytet në Mesdhe pas shpërthimit

“Këto janë mizori të tmerrshme të kryera ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë nga rusët”, tha Javid, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte raporte për 31 sulme deri më tani në objektet shëndetësore.

“Këto janë krime lufte dhe Putin do të mbajë përgjegjësinë”, shtoi ai.

I pyetur se si do të ndodhë diçka e tillë, Javid tha: “Ai do të mbajë përgjejgësi dhe do të dënohet nga gjykata ndërkombëtare. Sot, sekretari i drejtësisë, kolegu im, do të shkojë në Hagë dhe do të takohet atje me kryeprokurorin duke ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të mbledhur prova në krimet që kanë ndodhur në Ukrainë.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *