KryesoreLajme

“EurActiv”: Rama me taktika komuniste kundër protestave

Portali i Brukselit, EurActiv, në një shkrim, i bën jehonë protestave në Shqipëri. Në shkrim, thuhet se kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestuesit, duke u thënë se duhet t’u vijë turp që po protestojnë për pasojat e luftës në Ukrainë.

“Qytetarët megjithatë thonë se protesta e tyre nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën, por me taksat e larta, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga oligarkët”, thuhet në shkrim.

Më tej, EurActiv thekson se një e treta e shqiptarëve jeton në varfëri.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vijon intensivisht me takimet e niveleve të larta në Jerevan, diskuton me Kryeministrin e Finlandës

“Ata që protestonin të dielën në Tiranë ishin të qartë se ata besojnë se qeveria po i vjedh dhe po lejon oligarkët që të manipulojnë çmimet. Ata treguan me gisht skandalet e shumta të korrupsionit ku përfshihet partneriteti publik-privat dhe ky qindra miliona euro të taksapaguesve janë zhdukur”, thekson shkrimi.

“Publiku është frustruar pasi Rama është përpjekur vazhdimisht që t’i cilësojë protestat si ‘kundër pasojave të Ukrainës’, ndërkohë që nuk i ka adresuar akuzat e vazhdueshme për korrupsion dhe kapje të shtetit nga oligarkët. Mediat pro-qeveritare u përpoqën që t’i cilësojnë protestat si pjesë e një komploti rus për të destabilizuar vendin, pa ofruar prova. Fajësimi i protestave ose kritikave ndaj qeverisë si ndikim rus është një taktikë e zakonshme e përdorur që nga koha e komunizmit, pavarësisht se regjimi ka përfunduar 30 vite më parë”, mbyllet shkrimi.

Lexo më shumë  Parqe fotovoltaike në vend të kullotave/ Vata: Asnjë dëgjesë me banorët e Bulqizës, pushteti po u merr edhe burimet ujore!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *