BallinaLajme

Negociatat e Shqipërisë dhe RMV-sw, Ministri gjerman: BE nuk duhet të krijojë vakum në Ballkan

Gjermania i druhet rritjes së ndikimit të fuqive të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Dështimi për të hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është pritur me shumë zhgënjim nga Gjermania, e cila shpresonte që një hap i tillë të bëhej brenda dhjetorit të vitit 2020.

Në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt, sekretari shtetëror për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth theksoi se Unioni nuk duhet të lejojë krijimin e vakumit në Ballkan.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas tij mungesa e përparimit në procesin e integrimit mund të lër vend që në vendet e Ballkanit Perëndimor të rritet influenca e fuqive të tjera me regjime jo demokratike.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer që ne brenda Bashkimit Europian nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë. Paqja dhe pajtimi rajonal apo demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Europën veçanërisht për fqinjësinë e afërt. Nëse Bashkimi Europian lë vakum në Ballkanin Perëndimor atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit do ta plotësojnë atë vakum nga arsye gjeostrategjike”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në fund të Presidencës së saj gjashtëmujore të BE-së, Gjermanisë iu desh të përjetonte një pengesë të madhe në politikën e Ballkanit të BE në dhjetor, pasi Bullgaria bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut për arsye të brendshme politike.

Rruga Press

YouTube player