Bota

Vatikani shpreh gatishmërinë për çdo lloj ndërmjetësimi që i jep fund luftës në Ukrainë

Vatikani është i gatshëm të bëjë “çdo gjë që është e mundshme” të asistojë në arritjen e armëpushimit dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

Selia është “e disponueshme për çdo lloj ndërmjetësimi”, tha kardinali Pietro Parolin, në një intervistë për Vatican News.

“Kërkova përfundimin e luftën dhe një zgjidhje të negociuar për konfliktin. Insistova në respektimin e popullatës civile dhe në korridoret humanitare”, tha ai, duke përsëritur kundërshtimin e Papës për pretendimet e Moskës se lufta është një operacion ushtarak.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Parolin tha se vizita e Papës në Ambasadën ruse në Vatikan një ditë pas pushtimit të Ukrainës ka qenë një hap për të shprehur shqetësimin e eskalimit të luftës.

“Nuk është kurrë vonë për të bërë paqe”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *