Bota

Gjermania i kërkon Serbisë t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë – nëse dëshiron të bashkohet me bllokun

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka kërkuar Serbisë, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj aleatit tradicional Rusisë për luftën në Ukrainë, të përafojë politikat me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të bashkohet me bllokun.

Sipas Euronews Annalena Baerbock tha të premten në kryeqytetin e Serbisë në Beograd se “ne të gjithë duhet të kemi një pozicion të qartë” mbi agresionin rus të Ukrainës.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin, tha Baerbock, filloi një “fushatë të paturpshme shkatërrimi” që synon “maternitetet, shkollat, shtëpitë (njerëzit)”.

Ndërsa Serbia e ka kritikuar sulmin ndaj Ukrainës dhe ka votuar në Kombet e Bashkuara për dënimin e sulmit, Beogradi nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

E konsideruar historikisht një komb mik, Rusia mbetet e popullarizuar në mesin e serbëve, veçanërisht për shkak të mbështetjes së Moskës për kundërshtimin e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, të mbështetur nga Perëndimi.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Baerbock vlerësoi votën e Serbisë në OKB dhe ofertën për të pritur refugjatët ukrainas. Por ajo shtoi se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të thotë gatishmëri për t’u lidhur me pozicionet e unionit”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se “Serbia ka një pozicion shumë të vendosur dhe të qartë” dhe nuk ka bërë “asgjë që do të dëmtonte Ukrainën”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *