ArgumentKryesore

Për Ramën popull janë vetëm patronazhistët e tij. Por kësaj radhe as të përulurit e tij nuk e mbështesin

Për Edi Ramën ata që kanë dalë në protesta në gjithë vendin kundër çmimit të naftës, janë njerëz të atyre që i quan non grata.

Ai shkruan në Twitter, se ky nuk është popull që ka dalë në protestë, por e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim te rrëmujës!

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rama: Për ke e njeh dorën e non gratave te shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije te se shkuarës, për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim te rrëmujës!

Tashmë njihet mirë teknika bajate, e konsumuar (si ai) e kryeministrit Rama, i cili do ta denigrojë çdo protestë duke aluduar se mbrapa saj fshihet Sali Berisha. Kësaj radhe edhe patronazhistët e tij të përulur mbështesin në heshtje protestën, vetëm se kanë frikë ta shprehin.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *