Lajme

Protestat për rritjen e çmimeve, thirrja e Dom Gjergj Metës: Ju lutem lironi të arrestuarit

JU LUTEM LIRONI TË ARRESTUARIT! Arrestimet e mbrëmshme dhe të sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar. Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike.

Dua të besoj se edhe njerëzit e ligjit brenda tyre e dinë se këta protestues kanë të drejtë. Edhe ata vetë janë prindër e familjarë, sidomos policët e thjeshtë, e këta çmime karburanti bien edhe mbi ata e familjet e tyre. Nëse nuk mund t’i bashkohen protestës së paku të jenë të kuptueshëm e nëse një urdhër, sado nga lart të vijë, kur është kundër ndërgjegjes së tyre, është moralisht e lejueshme të mos zbatohet. Unë u bëj thirrje me shumë përulësi dhe përgjegjësi organeve kompetente: ju lutem lërini të lirë protestuesit paqësorë, pasi ata janë në të drejtën e tyre. Lërini të kthehen në familjet e tyre, sepse ndryshe ato varfërohen më tej.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndërkohë të merren masa e të dialogohet me popullin, me njerëzit e t’u vihet në ndihmë atyre me paketa ndihme, pasi nuk është vetëm nafta problemi, por edhe shumë produkte të tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve. Mirdita, Mati, Bulqiza e Dibra mbeten ende zona të varfëra e në nivelet e mbijetesë. Si ipeshkëv i Rrëshenit, që e njeh mirë situatën në këto zona, jap gatishmërinë e Dioqezës së Rrëshenit në këto momente të vështira për të gjithë, me çfarë të kemi mundësi, por me vullnet e përgjegjësi maksimale për të mirën e familjeve dhe fshatrave në nevojë. + dom Gjergj Meta Ipeshkëv i Rrëshenit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *