Bota

FAO: Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten deri në 20%

Çmimet e ushqimeve në të gjithë botën mund të rriten nga 8 deri në 20% për shkak të konfliktit në Ukrainë, tha FAO, agjencia e ushqimit në OKB.

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin e Ukrainës, FATO thotë se nuk është ende e qartë nëse ky vend do të jetë në gjendje që të korrë të mbjellat këtë vit, ndërsa edhe eksportet ushqimore të Rusisë janë të pasigurta.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Në raport thuhet se rreth 20-30% e drithërave si misri dhe farat e lulediellit në Ukrainë, nuk do të mbillen, ose do të mbesin të pakorrura.

Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vend të pestë. Së bashku, ato sigurojnë 19% të sasisë së elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Në raport thuhet gjithashtu se konflikti mund të sjellë edhe një rritje me 12 milionë të numri të personave të kequshqyer në botë për periudhën 2022-2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *