BallinaLajme

Ndryshimet në Qeveri, Kuvendi mblidhet me urgjencë në 4 janar (RENDI I DITËS)

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar ligjvënësit të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Në njoftimin e Parlamentit, parashikohet që seanca urgjente të zhvillohet të hënën, 4 janar 2021, në orën 17:00.

Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Lexo më shumë   ‘5D’, inceneratorët dhe një transfertë miliona euroshe, Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim

Më 29 dhjetor, kryeministri Edi Rama njoftoi lëvizjet e fundit në kabinet. Gent Cakaj dha dorëheqjen nga Ministria e Jashtme, ndërsa në vend të tij, u emërua Olta Xhaçka që mbante postin e Ministres së Mbrojtjes. Tek Mbrojtja, Rama risolli në ekipin drejtues të socialistëve, Niko Peleshin, ish zv/kryeministër dhe ish-ministër i Bujqësisë.

Rruga Press

YouTube player