Lajme

Shpërndau ftesën për protestën te ‘Rruga e Arbërit’, shoqërohet në polici gazetari

Vetë gazetari ndau këtë ndodhi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ duke bërë të ditur se i kërkuan sqarime për protestën.

Gazetari Sami Curri ka përfunduar në polici. Kjo për shkak se ai kishte shpërndarë në rrjetet sociale, ftesën për protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës në ‘Rrugën e Arbrit’. Vetë gazetari ndau këtë ndodhi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ duke bërë të ditur se i kërkuan sqarime për protestën.

POSTIMI: 

Së pari, mirënjohje për qindra qytetar të Bulqizës dhe Dibrës, që ju përgjigjën thirrjes për protestë si kundërshtim për rritjen e çmimeve të karburantit dhe të produkteve ushqimore! Zemra mal që më në fund, qytetarët po protestojnë përtej partive politike, por për një interes të përbashkët. Kjo çfarë po ndodh me çmimet në Shqipëri është abuzim i rëndë në emër të luftës. Sot, protesta ishtë masive, qytetarët të revoltuar bllokuan rrugët. Por përtej kësaj, veprimet e Policisë që në fillim të protestës ishin provokative, mbase me qëllim që protestuesit të bllokonin rrugët e për të nisur një valë shoqërimesh pas protestës. Por një personi që i ka ardhë laku në fyt, bllokimi i rrugëve është hiç asgjë. Duke nisur që nga ata punonjësit e thjeshtë të Policisë, që me zemër ishin në protestë. Rroga e tyre nuk del as për të mbyllur muajin. Ne po protestonim edhe për ata, për njerëzit e thjeshtë të kësaj zone që nuk mbyllin dot muajin. Për minatorët me paga mizerje. Për arsimtarët, për pensionistët, për këdo. Këto çmime abuzive të naftës dhe ushqimeve prekin këdo në këtë vend dhe duhet të protestojë. Në përfundim të protestës, me urdhër të drejtuesit që kishte nën mbikqyerje protestën, u shoqërova në Polici. Kjo sjellje ishte e panevojshme sepse kurdo mund të më thirrnin dhe unë do të paraqitesha, si qytetar që isha në protestë, për të dhënë sqarimet e nevojshme që mund të kërkonin. Shoqërimi im ishte jo pa qëllim. Ju jam mirënjohës kolegëve për mbështetjen dhe raportimin e ngjarjes! Mirënjohje edhe për shumë të tjerë që më kontaktuan, mbase e pa mundur nga ana ime që t’ju përgjigjem gjithsecilit! Protestat do vazhdojnë, pa ndalim, qoftë edhe tek pullë, derisa qeveria ti vendos “gishtin kokës”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *