Bota

Navalny i bën thirrjeve rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë

Udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për protesta kundër luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Maniaku i çmendur Putin do të heqë dorë nga lufta vetëm nëse haset me rezistencën e popullit rus.  “Duhet të protestoni kundër luftës çdo fundjavë. Ju jeni shtylla kurrizore e lëvizjes kundër luftës dhe vdekjes,” shkruajti Navalvy në një mesazh të postuar në Instagram.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Sipas grupit të monitorimit të protestave OVD Info, 13,908 persona janë arrestuar në demonstratat kundër luftës në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Navalny u burgos vitin e kaluar pas rikthimit në Rusi nga Gjermania ku u trajtua në një spital pas helmimit me agjent nervor gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *