Bota

1 miliard euro, BE-ja dyfishon shumën për mbështetje ushtarake të Ukrainës

Bashkimi Evropian do të dyfishojë shumën që po shpenzon për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën në 1 miliard euro, është njoftuar në samitin e liderëve në Versajë.

Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se marrëveshja midis 27 liderëve nuk ka qenë e vështirë për t’u siguruar, raporton Guardian.

“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të rritur presionin ndaj Rusisë”, tha ai.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Ukraina është futur në ditën e 16-të të luftimeve, ku Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar. SHBA-ja dhe BE-ja kanë ndarë miliona euro për Ukrainën deri tash, ndërsa në samit po flitet për gjendjen atje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *