Bota

Italia përditëson planin kombëtar kundër shpërthimeve bërthamore e radioaktivitetit

Pas 12 vitesh nga modifikimi i tij i fundit, Italia ka vendosur të përditësoj Planin Kombëtar të Sigurisë Bërthamore, i cili menaxhon emergjencën atomike e radiologjike në rast risku.

Ky dokument, i cili prej vitit 2010 ka mbetur i pandryshuar, është përditësuar duke identifikuar e disiplinuar masat e domosdoshme për sigurinë e popullsisë, pas një aksidenti nuklear që mund të identifikohet në afërsi të kufijve italianë me Europën e me vendet ekstra evropiane, e që kërkojnë një veprim e ndërhyrje të koordinuar në nivel kombëtar.

Plani i sapo përditësuar, përcakton veprimin e autoriteteve lokale e shtetërore për të limituar efektet e përhapjes së një mjegulle radioaktive në rast se do të ndodh një aksident i tillë , si dhe procedurat e aktivizimit të koordinuar të aktorëve kryesorë të sistemit të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Në këndvështrimin praktik Plani Kombëtar i Sigurisë Bërthamore, jep udhëzime të nevojshme për qytetarët si qëndrimi në ambiente të mbyllura, me dyer e dritare të mbyllura, mospërdorimi i sistemit të ajrosjes e kondicionerit, përdorimi i jodio profilaksisë, monitorimin e ndotjes personale trupore, kontrollin e linjës prodhuese të sistemit agro ushqimore, me mundësinë e ndalimit të tregtimit të prodhimeve të freskëta e importimin e mallrave ushqimorë.

Ky plan përbëhet nga tre faza veprimi në varësi të skenarit të aksidentit bërthamor që mund të verifikohet.

Do i takoi Departamentit të Mbrojtjes Civile të informoj popullsinë mbi masat e qëndrimit në vende të mbyllura e kohën e zgjatjes së tyre, apo rekomandime të tjera si bllokimi i konsumit të produkteve të perimeve të freskëta, frutave, mish, qumësht e masa për mbrojtjen e pasurisë zootekeknike.

Lexo më shumë  Zelensky: Rusia nuk numëron të vdekurit, por çdo dollar dhe euro që humbet

Ndërsa jodio profilaksia parashikon ndërhyrje për të evituar thithjen e jodios radioaktive e mbrojtjen e teroides, e parashikuar në veçanti për grupmoshat nga 0 në 17 vjeç e nga 18 në 40 vjeç, si dhe për gratë shtatzënë dhe më fëmijë në gji.

 Prej vitit 1987, me një referendum popullor e pas aksidentit bërthamor të 1986 në Chernobyl, Italia ka ndërprerë çdo aktivitet të centraleve nuklearë në territorin kombëtar.

Aktualisht brenda 200 km nga territori kombëtar italian (në Francë, Slloveni, Gjermani  e Zvicër) janë pozicionuar 13 centrale bërthamorë aktivë e në largësi 1000 km nga kufijtë kombëtar ndodhen 28 centrale nuklerare aktive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *