Rama-protestuesve: Si mund ta akuzoni tjetrin për hajdut, pa pasur prova?
Kryeministri Rama tha se akuzat që i bëhen se po vjedh dhe se është hajdut, nuk janë të vërteta. Gjatë daljes së tij live në Facebook, ndërkohë që përballë kryeministrisë janë mbledhur mijëra qytetarë, Rama tha se nuk është e vërtetë që energjia që prodhon vendi, vidhet. “Si mund ta akuzosh një person për hajdut pa pasur prova?” u shpreh Rama.
Akuza të tilla u bënë gjatë protestës së qytetarëve përballë kryeministrisë. “Veliajn, Ballukun, Ahmetajn, po gjithë hajdutët i ke mbledh aty” tha një nga protestuesit që mbante fjalim poshtë kryeministrisë.
Rruga Press