Çmimet, në stratosferë/ Protestuesit në Lushnje bllokojnë rrugën, përplasen me policinë
Dhjetëra banorë të Bilishtit dhe fshatra të Devollit kanë dalë në protesta kundër rritjes së çmimeve.
Protesta po mbahet në qendër të qytetit dhe po monitorohet nga forcat policore. Të pranishëm janë edhe fermerë të zonës së Devollit, të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë.
Protestë po zhvillohet edhe në Lushnje. Qytetarët tentuan të bllokojnë rrugën si shenjë revolte ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve të shportës. Protesta është shoqëruar me tensione, ku nuk kanë munguar përplasjet me forcat e policisë.
Rruga Press