Zelenksy: Rusët janë përbindësha, nuk do të bëhemi skllevër të tyre!
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy u shpreh se janë të vendosur në mbrojtje të shtetit, duke theksuar se ushtria ukrainase ka bërë të mundur zmbrapsjen e forcave ruse në zonat kryesore në Ukrainë.
“Ne po mbrojmë shtetin tonë për të 15-tën ditë. Jemi treguar këmbëngulës. Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet në zonat kryesore. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë.
Duan të poshtërojnë popullin tonë që të marrin bukë e ujë në gjunjë nga duart e pushtuesve. Kështu që ukrainasit mund të shpëtojnë jetën e tyre vetëm duke shkuar në territoret e pushtuara ose në Rusi. Kjo është arsyeja pse ata po bllokojnë Mariupol-in, Volnovaka-n dhe qytete të tjera. Ata e organizojnë qëllimisht këtë tallje për t’u dhënë lajme propaganduesve të tyre. Vetëm për këtë arsye! Ata janë thjesht përbindësha”, tha presidenti ukrainas.
Rruga Press